[ad_1]

Pas gati një dekade rezistencë, më në fund Jennifer Aniston iu është bashkuar rrjeteve sociale. Aktorja sapo ka hapur zyrtarisht llogarinë e saj në Instagram dhe si postim të parë ka përzgjedhur atë që të gjithë prisnin, një foto me pjesëtarët e tjerë të serialit ‘Friends’.

Edhe pse 25 vjet më pas, është gjithmonë bukur t’i shohësh sërish të bashkuar aktorët e një prej serialeve më të dashura për publikun e gjerë.  ‘Tani jemi miq edhe në Instagram. Përshëndetje Instagram’ ka shkruar aktorja e cila u ka servirur fansave pikërisht përmbajtjen e duhur. Shpresojmë që pas kësaj të ketë edhe një ribashkim të grupit në xhirimet e vazhdimit të serialit.

The post Jennifer Aniston është tani zyrtarisht në Instagram appeared first on 98.5 FM.

[ad_2]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *