[ad_1]

E vështirë për t’u besuar por Jennifer Lopez nuk është paguar asnjë qindarkë për filmin ‘Hustlers’.  J.Lo s’u pagua fare. “Gjërat që bëj, i bëj sepse dua. Nuk fitova gjë nga ‘Hustlers,’” tha ajo për GQ. “E bëra falas dhe shërbeva si producente. Unë mbështetem te vetja. Ja kush është Jenny From the Block. Bëj çfarë të dua, bëj gjërat që dua. Ishte diçka shumë e veçantë të luaje Ramonën.”

Gjithashtu, Jennifer pranoi se është shumë krenare për punën e bërë në “Hustlers,” sidomos ngaqë shumica e stafit dhe kastit ishte e përbërë nga gra. Një grua shkruajti skenarin, një grua bëri regjinë dhe gra shërbyen si producente. “Ky është filmi ynë, jemi ne në krye. Jemi të gjitha gra: produksion, regji, skenar, kast,” shtoi Jennifer. “Për shumë kohë, kemi parë si burrat shfrytëzojnë gratë nëpër filma. Është momenti të ndërrohen rolet.”

Por edhe pse nuk është paguar si aktore, si producente, Jennifer-it i takojnë një sërë pagesash. Paguhet për idetë e dhëna gjatë gjithë fazave të realizimit të filmit, paguhet për punën e bërë si producente nga studioja që realizon dhe financon filmin dhe madje, merr një përqindje nga fitimi që gjeneron filmi.

The post Jennifer Lopez nuk u pagua asnjë qindarkë si aktore në filmin ‘Hustlers’ appeared first on 98.5 FM.

[ad_2]

Leave a Reply