Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u rikthyen së bashku dhe u martuan, 20 vjet pasi i kishin ndarë rrugët. Dhe duket se historia e tyre është frymëzim edhe për çiftet e tjera dhe këtu e kemi një çift konkret. Këngëtarja Ashanti dhe reperi Nelly janë rikthyer së bashku pas më shumë se 20 vjetësh. Lidhja e ty nisi në vitin 2003 dhe ndarja ndodhi në vitin 2013, por dyshja duket se tanimë kanë lënë pas çdo gjë dhe janë rikthyer sërish bashkë.
Ashanti mori pjesë në MTV VMA Awards të së martës mbrëma, ku Nelly po performonte dhe mbante një çantë me një foto të saj dhe Nelly-t nga kur morën pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në 2003.
Gjatë një interviste me E! News, Ashanti tha se mendonte se çanta ishte e lezetshme dhe u pyet nëse ajo dhe ylli i “Hot in Here” ishin përsëri në një lidhje. “Dua të them…po”, u përgjigj ajo mes të qeshurash.
Nelly gjithashtu konfirmoi aludimet gjatë një paraqitje të fundit me yjet e “Love and Hip Hop Atlanta” Rasheeda dhe Kirk Frost në shfaqjen e saj “Boss Moves with Rasheeda”, “Ne folëm përsëri. Mendoj se na befasoi të dyve. Nuk ishte asgjë që ishte planifikuar”.
The post JLo dhe Ben Affleck burim frymëzimi; rikthehet bashkë çifti i famshëm pas 20 vitesh! appeared first on City Radio 88.0 FM.