[ad_1]
Jon Peters, bashkëshorti për vetëm 12 ditë i Pamela Anderson, ka treguar versionin e tij të historisë së martesës tejet të shkurtër me aktoren. Regjisori 74 vjeçar në një intervistë për Page Six, tha se ishte Pamela Anderson, 52 vjeç ajo që i kishte propozuar e para me një mesazh në telefon për t’u martuar.
Ai shtoi se kishte lënë madje edhe të fejuarën që të martohej me të, por rezultoi se Anderson u martua vetëm që të paguante borxhet që kishte. Peters tregoi se përpara martesës Pamela kishte patur 200.000 dollarë borxh të cilat nuk kishte mundësi t’i paguante vetë dhe i kishte paguar ai për të. Ai tha se ndarjen e kishte kërkuar vetë ai dhe ajo e kishte pranuar.
The post Jon Peters tregon arsyen e vërtetë të ndarjes nga Pamela Anderson pas 12 ditësh martesë appeared first on 98.5 FM.
[ad_2]