[ad_1]
Zozibini Tunzi është vajza që fitoi kurorën e ‘Miss Universe 2019’ të dielën mbrëma. Ajo është 26 vjeçe, nga Afrika e Jugut dhe punon si aktiviste.
Tunzi është veçanërisht e apasionuar pas luftës kundër dhunës me bazë gjinore. Fituesja e vitit të kaluar, Catriona Gray, nga Filipinet ishte prezente në këtë event të madh për t’i kaluar kurorën bukuroshes së re.
Kurora ishte e bërë me ar 18 karat dhe 1.770 diamante, duke përfshirë një gur 62.83 karat.
“Jam rritur në një botë ku një grua që duket sikur unë – me lëkurën time dhe flokët e mi – nuk është konsideruar kurrë të jetë e bukur”, ka thënë ajo.
“Mendoj se koha është të ndalet kjo gjë. Dua që fëmijët të më shikojnë mua dhe fytyrën time dhe dua që ata të shohin fytyrat e tyre të reflektuara në timen”
Në këtë event bukurie, Shqipëria hyri në Top 20 përfaqësuar nga bukuroshja Cindy Marina.
The post Jug-afrikania Zozibini Tunzi shpallet “Miss Universe 2019” appeared first on 98.5 FM.
[ad_2]