Beat FM Albania

Justin Bieber do të ketë kostumin më të shëmtuar ndonjëherë në dasmën e tij

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Këtë fundjavë çifti i njohur Justin Bieber dhe Hailey Baldwin do të lidhen për herë të dytë në martesë. Duket se ata ndihen mjaft të lumtur lidhur me këtë ceremoni të dytë që do të zhvillohet në Karolinën e Jugut.

Ditët e fundit në media janë publikuar foto nga festa e beqarisë së Hailey së bashku me mikeshat e saj, ndër to edhe Kendall Jenner. Gjithashtu edhe Justin është duke u marrë me përgatitjet dhe një ndër to është edhe zgjedhja e kostumit.

Ai ka publikuar disa versione kostumesh tërësisht ndryshe nga çfarë jemi mësuar të shohim deri tani dhe më pas ka pyetur ndjekësit se kë të zgjedhë. Nuk dihet nëse ai vërtet do të zgjedhë një prej tyre për dasmën e tij, por duket se fansat nuk i kanë pëlqyer aspak propozimet që ai ka postuar në Instagram.



iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

STAY CONNECTED

LAST PLAYED