[ad_1]

Seritë e dokumentarëve,  “ Seasons” që Justin Bieber ka publikuar në youtube janë tepër personale. Por askush nuk e priste që këngëtari të fliste në to edhe për problemet që ai ka pasur me drogën. Në serinë e fundit,“ The Dark Season”, Bieber ka ndarë me fansat eksperiencat e tij me lëndët narkotike duke thënë se ka qënë shumë afër vdekjes.

Këngëtari ka sjellë kamerat në vendlindjen e tij, Stratford, Ontario, ku ai u zbulua si një artist rrugësh, kur ishte vetëm një fëmijë.

Ai kujton herën e parë që konsumoi substanca narkotike, në moshën 12 -13 vjeçare. Bieber thotë se situata u rëndua aq shumë sa bodiguardët e tij shkonin çdo natë për t’i kontrolluar pulsin. Sipas Justin, e gjitha ishte një formë arratie në kushtet kur ai ishte shumë i ri përballë një fame të madhe dhe të gjithë njerëzit prisnin diçka nga ai.

The post Justin Bieber rrëfen për varësinë ndaj drogës; mendoja se do të vdisja appeared first on 98.5 FM.

[ad_2]

Leave a Reply