[ad_1]
Justin Bieber, ka vendosur të tregohet 100% i hapur me fansat e tij, duke realizuar një dokumentar ku tregon detaje nga jeta e tij.
Ndër të tjera, Justin tregoi se këto kanë qenë vite tepër të vështira për të pasi ka abuzuar vazhdimisht me drogën. Ai rrëfeu se e ka provuar marijuanën për herë të parë kur ishte 13 vjeç, në periudhën kur mori famë të madhe dhe e gjithë bota filloi të fliste për të.
Këngëtari shtoi se i duhej të merrte vazhdimisht mjekime për të pasur shëndet të mirë, madje gjërat kishin shkuar në atë pikë se nuk mund të zgjohej nga shtrati pa marrë një serum anti-depresant, i cili e ndihmonte të qetësohej e të vazhdonte ditën normalisht.
“Isha duke vdekur. Njerëzit nuk e kuptojnë sa serioze është kjo, është çmendurisht e frikshme”- shprehet ai.
Gjithashtu, Justin tregoi se po i kushton rëndësi të madhe shëndetit mendor, pasi mendon se vetëm në këtë mënyrë dikush mund të jetë i aftë të luftojë gjithçka që ndodh në trupin e tij.
“Shëndeti mendor është kaq i rëndësishëm. Nëse ke ndonjë sëmundje dhe nuk dëshiron të përdorësh ilaçe.. besoj shumë tek shëndeti mendor.”- rrëfehet këngëtari.
[ad_2]