Zyrtarët në Australi kanë mbushur arka me patate të ëmbla dhe karota, dhe ua hodhën me helikopter kafshëve të prekura nga zjarret masive.
Qeveria ka publikuar një video në Facebook, ku njofton se janë shpenzuar më shumë se 2200 paund karota dhe patate, për të ushqyer kafshët me shpresën që t’i bëjnë ballë zjarrit.
Kujtojmë se zjarret në Australi kanë nisur që prej shtatorit dhe vijojë të jenë alarmante. Nga zjarret kanë humbur jetën shumë persona, ndërsa miliona kafshë kanë ngordhur.