Beat FM Albania

Kanye West për pak do të hiqte dorë nga rep-i si ‘muzika e djallit’, më 25 tetor sjell albumin e ri

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Albumi i radhës i Kanye West, ‘Jezus is King’ del më 25 tetor. Reperi e ka dhënë lajmin në Twitter, por kjo është hera e tretë që ai lajmëron daljen e albumit pasi në fillim ishin lajmëruar datat 27 e më pas 29 shtator. Ky do të jetë një album që lartëson rikthimin e besimit tek Zoti me atmosferë ungjillore dhe tekste me sfond fetar.  

Në një intervistë, pastori i reperit që është dhe guida shpirtërore e tij, tha se West kishte dashur t’i jepte fund me repin duke e konsideruar atë si ‘muzikë e djallit’ por pastori i ishte përgjigjur se duhej ta shfrytëzonte talentin që i kishte dhënë Zoti dhe se mund të reponte për llogari të Zotit.

The post Kanye West për pak do të hiqte dorë nga rep-i si ‘muzika e djallit’, më 25 tetor sjell albumin e ri appeared first on 98.5 FM.

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

STAY CONNECTED

LAST PLAYED