[ad_1]

Aktori i njohur i “Matrix”, Keanu Reeves nuk ka pasur asnjë lidhje serioze për dekada të tëra dhe nuk është treguar asnjëherë kaq i afërt me dikë në tapetin e kuq, gjatë karrierës së tij 35-vjeçare.

Por, për habinë e të gjithëve ai mbërriti dorë për dore me Alexandra Grant në LACMA Art + Film Gala i prezantuar nga Gucci në Los Angeles. Aktori, 55 vjeçar dhe artistja nuk ia lëshuan dorën njëri-tjetrit dhe pozuan për dhjetëra fotografë, duke dëshmuar se nuk kishin asgjë për të fshehur.

Sidoqoftë kjo nuk i ka penguar ndjekësit në rrjete sociale ta “masakrojnë” për zgjedhjen e bërë duke lëshuar vrull kritikash dhe ofendimesh ndaj 46-vjeçares. Disa prej tyre shkruajnë se ajo duket si e ëma e aktorit, ndërsa të tjerë shprehin zhgënjim të theksuar për zgjedhjen e tij.

Keanu bashkëpunoi me Alexandran për librat “Ode To Lappiness” dhe “Shadows”. Ajo siguroi artin vizual për vëllimet e tij, i pari i botuar në 2011. Për javë të tëra ka pasur zëra që Keanu e ka marrë seriozisht lidhjen me artisten, pasi të dy dukeshin shumë të lumtur në mes të tetorit, kur u fotografuan duke dalë nga një bar Sushi në Bulevardin Sunset në Los Angeles.

[ad_2]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *