[ad_1]
Elvana Gjata duket se po punon për projektin e saj të radhës.
Këtë e ka treguar nëpërmjet postimeve të fundit që ka bërë në Instagram.
Së fundmi ajo ka udhëtuar drejt një vendi përrallor, në Islandë dhe me siguri aty është duke përgatitur klipin e këngës.
Për sa u përket bashkëpunëtorëve, ajo po punon sërish me producentin e njohur Poo Bear.
Këngëtarja ka ripostuar një foto të muajit nëntor të producentit, i cili tregon se është kënaqësi e madhe për të që të punojë me një artiste si Elvana.
Mesa duket, e kënga e re është për tregun botëror.
Kujtojmë se Elvana u rendit e dyta në festivalin e 56 të RTSH me këngën ‘Me Tana’.
[ad_2]