[ad_1]

Me tragjedinë e tërmetit të 26 nëntorit, producenti i ‘Këngës Magjike‘, Ardit Gjebrea , kishte menduar ta shtynte finalen e festivalit të programuar për datat 4-5 dhe 7 dhjetor, por dy ditë qëndrimi në Thumanë, e kanë bërë të ndryshojë mendje.

“Po flisja me një prej familjeve të prekura nga kjo dramë, famija Caci dhe vendosa aty për aty, mendova që pse mos t’i kthej netët finale në një mision, për të ndihmuar në ndërtimin e shtëpisë së kësaj familjeje,” pohon Gjebrea.

Kështu, të gjitha fitimet nga shitja e biletave të tre netëve të festivalit do të shkojnë për ndërtimin e kësaj shtëpie. Kjo nismë është përqafuar edhe nga të gjithë artistët pjesëmarrës. Publiku do të njihet me historinë e familjes Caci gjatë “E diela Shqiptare” dhe më pas misioni për rindërtimin e shtëpisë do të transferohet në skenën e Pallatit të Kongreseve.

“Ne këtë kemi në dorë, artistët do këndojnë dhe jo më për garë, por për art dhe kontribut,” shkruan Gjebrea në postimin e tij në Instagram.

The post Kënga Magjike nuk do të shtyhet, por këtë herë do të ketë një mision të madh humanitar… appeared first on 98.5 FM.

[ad_2]

Leave a Reply