[ad_1]
Duffy, këngëtarja britanike, e njohur edhe për shqiptarët me hitet ‘Mercy’ dhe ‘Rain in your parade’ bëri një rrëfim që ka tronditur jo pak botën e muzikës. 35-vjeçarja tha se e kanë mbajtur peng dhe e kanë përdhunuar.
Në një postim emocional online për fansat, ajo tha se ka menduar disa herë përpara se ta bënte postimin.
“Shumë prej jush kanë pyetur se çfarë më ka ndodhur, ku jam zhdukur dhe përse”.
“E vërteta është- dhe ju lutem më besoni se tani jam mirë dhe e sigurt, se më kanë përdhunuar dhe droguar dhe më kanë mbajtur peng për disa ditë. Sigurisht kam mbijetuar. U desh ca kohë që ta merrja veten. Nuk është e lehtë ta thuash.
Dua t’ju them se në dekadën e fundit, mijëra ditë jam angazhuar duke shpresuar se dielli do të shkëlqejë sërish në zemrën time, por ai nuk shkëlqente.
Ju pyesni se përse nuk e ngrita zërin për të shprehur dhimbjen time? Nuk doja t’i tregoja botës dëshpërimin në sytë e mi. E pyesja veten si mund të këndoja nga zemra nëse është e thyer”. është shprehur ajo, duke lënë gojëhapur ndjekësit.
[ad_2]