[ad_1]
Kim Kardashian është nënë e 4 fëmijëve, 2 prej të cilëve kanë ardhur në jetë nga një nënë surrogate. Së fundmi Kim ka treguar pse ka zgjedhur që 2 fëmijë të saj të rriten brenda barkut të një gruaje tjetër dhe të mos i sillte vetë në jetë. Ajo ka rrëfyer se ka kryer 5 operacione në 1 vit e gjysmë për të rregulluar dëmet e shkaktuara nga shtatzënitë e saj. Kim ka pasur një problem të quajtur ‘toxemia’ dhe pas lindjes së fëmijës së parë, North, plaçenta nuk i ka dalë jashtë dhe i është rritur brenda saj, gjë që kërkoi kryerjen e disa operacioneve.
Kim ka treguar se ka pasur shumë probleme gjatë shtatzënisë me North dhe vetëm pasi ngriu vezoret mundi të sillte në jetë fëmijën e saj të dytë, Saint. Më pas ajo ka rrëfyer se gjatë lindjes së djalit kishte pasur sërish komplikacione, ndaj mjekët refuzuan që ajo të sillte në jetë një tjetër fëmijë. Pas këtyre problemeve, Kim vendosi që një nënë surrogate të lindte dy fëmijët e tjerë, Chicago dhe Psalm. Pavarësisht se kjo periudhë nuk ka qenë aspak e lehtë për të, Kim shprehet se ja ka vlejtur gjithçka. “Jam shumë mirënjohëse për fëmijët e mi të bukur, nuk ka rëndësi se si erdhën tek unë, sepse ata erdhën tek unë. Ju jam shumë mirënjohëse nënave surrogate. Jam shumë e lumtur për familjen time. U rrita me shumë motra e vëllezër. Do të kaloja sërish të njëjtat dhimbje për të pasur vogëlushët e mi. Ja ka vlejtur e gjitha”, ka thënë Kim.
[ad_2]