[ad_1]
Kim Kardashian shpallet “Mashkulli i vitit”, ja pse
Biznesmenia e njohur, Kim Kardashian është shpallur “Mashkulli i vitit” nga revista GQ, ku u shfaq në kopertinën e re të saj, e veshur me kostum, me flokët e lagur, make-up sa më natyral dhe një qese Cheetos në duar.
“Përshëndetje! Unë jam mashkulli i vitit në GQ!” shkroi Kim Kardashian në rrjetin social “Instagram” duke publikuar edhe disa foto me një stil mashkullor.
Teksa foli për karrierën e saj, ajo tregoi dashurinë e saj për sipërmarrjen dhe atë që mësoi nga babai i saj, avokati i ndjerë Robert Kardashian Sr.
Kohët e fundit, marka e Kim, Skims, lançoi produktet e para të veshjeve për meshkuj.
Ajo shpjegoi për revistën se interesimi i saj për veshjet e meshkujve ishte frymëzuar nga babai i saj, i cili vdiq në vitin 2003 në moshën 59-vjeçare.
[ad_2]