Klea Huta dhe Elgit Doda janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Klea ka vendosur të zbulojë sot gjininë e bebit me anë të një video në kanalin e saj të “Youtube”. Në video ajo shfaqet me Elgitin gjatë ekos dhe Klea tregon se Elgitit nuk i pritej ta mësonte gjininë, por këto gjëra ndodhin vetëm një herë e Klea donte të ishte sa më emocionuese. Më pas, teksa çajnë tullumbacen, dalin letra blu, që tregojnë kështu se çifti simpatik i këngëtarëve do të bëhen prindër të një djali. Ky ishte një moment mjaft emocionues për dyshen, të cilët nuk i ndalën puthjet dhe përqafimet.