[ad_1]
Alicia Keys, John Legend e Usher, janë në mesin e yjeve që do të performojnë më koncertin e veçantë kushtuar legjendës së muzikës pop, Prince.
Ky eveniment do të mbahet pas ceremonisë së sivjetme të ndarjes së çmimeve Grammy, ndërsa më pas do të transmetohet në televizion – transmeton revista Rolling Stone.
Ngjarja e quajtur “Let’s Go Crazy: The Grammy Salute to Prince” do të mbahet më 28 janar të këtij viti në Los Angeles.
Në skenë do të interpretojnë edhe Foo Fighters, Beck, Common, Earth, H.E.R., Wind & Fire, St. Vincent, Mavis Staples, Chris Martin, Gary Clark dhe Juanes.
Krahas tyre, do të performojë edhe grupi i vjetër i Prince, “The Revolution”, si edhe artistë të tjerë që kanë bashkëpunuar me këngëtarin e ndjerë.
[ad_2]