[ad_1]
Ditë më parë, Elton John, e ndërpreu koncertin e tij në Zelandë të Re, pasi i humbi zëri.
72-vjeçari, i cili në mes të turneut “Yellow Brick Round’ filloi të qante, nuk ishte në gjendje të vazhdonte më tej për shkak të pneumonisë.
Së fundmi, sipas një njoftimi, promovuesit e turneut ‘Chugg Entertainment’ treguan se koncertet e Elton John janë shtyrë për vitin e ardhshëm.
“Megjithë përpjekjet e tij për të mos zhgënjyer kurrë fansat, pas konsultimeve me mjekët dhe specialistët është vendosur që shfaqjet e Elton John të shtyhen për në 15 dhe 16 janar të vitit 2021”, thuhet në deklaratë.
Ndërkohë që në koncertin e të hënës, ylli britanik u përcoll me duartrokitje e brohoritje të mëdha nga publiku.
[ad_2]