[ad_1]

Aktorëve të infektuar me koronavirus iu është shtuar edhe ajo e “La Casa de Papel”. Bëhet fjalë për Itziar Ituno që luan rolin e inspektores Raquel.

“Është zyrtare, që nga e premtja pasdite kam simptoma, temperaturë dhe kollë të thatë. Sot mora përgjigjen e testit dhe është koronavirus. Rasti im është i lehtë, por virusi është shumë ngjitës dhe i rrezikshëm për njerëzit me imunitet të dobët. Jini të vetëdijshëm, qëndroni në shtëpi dhe mbroni të tjerët”, shkruan aktorja në postimin e saj në Instagram, shoqëruar me një foto nga vetizolimi.

Ndërkaq, premiera e sezonit të ri të serialit “La Casa de Papel” që theu rekorde në Netflix është në datën 3 prill.

The post Koronavirusi prek edhe “La Casa de Papel” appeared first on 98.5 FM.

[ad_2]

Leave a Reply