[ad_1]
Një nga festivalet muzikore më të mëdha në botë, Coachella, nuk do të zhvillohet përgjatë dy javëve të muajit prill.
Organizatorët e eventit kanë deklaruar se vendimi është marrë fillimisht nga autoritetet kaliforniane, pas zbulimit të 4 rasteve me koronavirus.
Në festival, do të merrnin pjesë disa nga emrat më të rëndësishëm të muzikës bashkëkohore, nga muzika elektronike dhe dance dhe deri tek rrymat e reja të rrokut dhe dhe hip-hopit si dhe do të gjeneroheshin fitime të mëdha.
“Vendimi do të ketë impakt tek shumë njerëz, por shëndeti i njerëzve është më i rëndësishëm”, deklaruan organizatorët e festivalit, i cili që nga viti 1999 mbledh çdo vit më shumë se 120 mijë persona në ditë në shkretëtirën kaliforniane.
[ad_2]