Beat FM Albania

Krishtlindje larg familjes! Harry dhe Meghan jo te mbretëresha, por te vjehrra në SHBA

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

“Harry dhe Meghan”, thotë shtypi britanik, “do t’ia prishin Krishtlindjet mbretëreshës”.
Duka dhe dukesha i Sussex-it duan t’i kalojnë festat e fundvitit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ata kishin në plan të merrnin gjashtë javë pushim nga detyrimet mbrëtërore dhe ta kalonin ditën e falenderimeve me të ëmën e Meghanit, Doria Ragland.
Por burime pranë çiftit thonë se ka shumë mundësi që ndalesa e tyre në SHBA të zgjasë më shumë se aq, dhe çifti të qëndrojë edhe për Kërshëndella. Ishte përfolur diçka e tillë, por tani e sa duket ka mbërritur dhe konfirmimi nga Buckingham Palace.
Mbretëresha Elisabetë e ka aprovuar kështu publikisht përzgjedhjen e bërë nga nipi i saj, si për t’i mbyllur kështu shtigjet edhe cdo thashethemnaje. Megjithatë, njerëz pranë familjes mbretërore thonë se Krishtlindje në Sandringhham janë një traditë e familjes mbretërore britanike, të cilën monarkja e ka shumë për zemër, dhe ndonëse hapur deklaron gjë tjetër, brevda vetes e vuan këtë fakt. Meghani, 38 vjeçe, e bëri debutimin e saj të festave të fundvitit në pallatin mbretëror në 20170-tën, pak pas fejesës me Harry-n, që është tre vjet më i vogël. Gjatë shtatzënisë me Archien pastaj, Harry dhe Meghan kaluan Krishtlindjet e dyta, së bashku në krah të William dhe Kate Middleton-it.

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

STAY CONNECTED

LAST PLAYED