[ad_1]
Aureli dhe Alesio janë dy fëmijët që i shpëtuan tërmetit, duke u hedhur nga shtëpia ku banonin. Fatkeqësisht dy vogëlushët kanë humbur familjarë, megjithatë ata janë shumë të fortë dhe plot shpresë. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vendosur t’ju kthejë buzëqeshjen me një surprizë mjaft të veçantë. Ai i ka çuar në Itali, ku kanë takuar dy futbollistët e famshëm, Cristiano Ronaldo-n dhe Buffon-in.
“Pasi lanë spitalin duhet të rifillojnë rrugën e jetës, që u’a urojmë të gjatë, me shëndet e gëzime”, thotë kreu i qeverisë.
Yjet e futbollit pyesin nëse janë vëllezër, ndërsa kryeministri u përgjigjet: Jo, jetonin në të njëjtin pallat. Kanë humbur dhe familjarët.
“Ishte tërmet i tmerrshëm, patëm 51 të vdekur”, vijon më tej Rama.
Luan futboll? Pyesin një prej fëmijëve, teksa i emocionuar nga ky takim, ai përgjigjet: Po
Edi Rama: Është pak mbipeshë…
Cristiano Ronaldo dhe Buffon, u kanë dhuruar djemve bluzat me emrin e tyre në të cilat kanë lënë autograf me emrin e fëmijëve.
#TiNukDoJeshKurrëVetëm?????Një surprizë për Aurelin dhe Alesjon, dy fëmijët që fluturuan nga dritaret e pallatit të tragjedisë në Thumanë, e që pasi lanë spitalin duhet të rifillojnë rrugën e jetës, që u’a urojmë të gjatë, me shëndet e gëzime???https://e-albania.al/dhuro/
Posted by Edi Rama on Friday, December 6, 2019
[ad_2]