Beat FM Albania

“Kurrë nuk i kam parë fëmijët e mi më të lumtur”, Shakira flet për jetën e saj të re në Amerikë!

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

“Kurrë nuk i kam parë fëmijët e mi më të lumtur”, Shakira flet për jetën e saj të re në Amerikë!



Ylli i muzikës pop Shakira ka përjetuar ndryshime të mëdha në stilin e saj të jetesës gjatë muajve të fundit.

Vetëm një vit më parë, këngëtarja nga Kolumbia ishte në Barcelonë ku jetonte me dy fëmijët dhe ish-partnerin e saj, Gerard Pique. Tani, realiteti për të është krejtësisht ndryshe. Këngëtarja vendosi të nis një jetë të re duke u transferuar në Amerikë.

Ndërkohë Pique zgjodhi të vazhdojë karrierën e tij në biznes në Barcelonë dhe të vazhdojë me zgjerimin e ‘Kings League’. Ndërkaq, së fundmi në një intervistë për revistën Hola në vendin e saj, Kolumbi, Shakira zbuloi gjithçka rreth jetës së saj të re në Miami.

“Në Spanjë, fëmijët nuk mund të shkonin në shkollë të qetë dhe situata që jetonim me mediat, ku ata u ndoqën deri në derën e shkollës së tyre, nuk ishte e durueshme”, u shpreh këmgëtarja.

Shakira është shumë e kënaqur me drejtimin që po merr jeta e saj, duke u larguar nga rutina e saj e vjetër në Barcelonë. Artistja shprehet se: “Unë i jam përkushtuar rritjes së fëmijëve. Nuk i kam parë kurrë fëmijët e mi kaq të lumtur. Ata shkojnë në aktivitetet e tyre jashtëshkollore pa i ndjekur askush, jo si në Barcelonë, ku kishim paparacët në derë çdo ditë. Ata tani bëjnë një jetë të lirë dhe normale si dy fëmijë të zakonshëm, jo si fëmijë të famshëm.”







iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

STAY CONNECTED

LAST PLAYED