[ad_1]
Kylie Jenner ka shitur 51 për qind të aksioneve të biznesit të saj të kozmetikës.
Ato janë tashmë nën zotërim të “Coty”, kompania e bukurisë që kontrollon “Gucci Beauty”, “Burberry” dhe “Miu Miu” në kategoritë e parfumeve dhe makijazheve.
Ky veprim dëshmon se ky është vetëm fillimi për Kylie-n dhe perandorinë e saj të bukurisë, që tani përfshin edhe një linjë për kujdesin e lëkurës.
22-vjeçarja njihet si miliarderja më e re në botë përmes linjës së saj të bukurisë dhe me këtë shitje – me vlerë 600 milionë dollarë – rruga e vetme është zgjerimi për “Kylie Cosmetics”.
Kjo do t’i mundësojë “Kylie Cosmetics” të hyjë në fusha të reja të biznesit, për të cilat ajo pa dyshim është e prirur t’i eksplorojë.
”Kylie Cosmetics” do të riemërohet ”Kylie Beauty” dhe Kylie do të jetë akoma fytyra e markës dhe do të “udhëheqë” atë.
The post Kylie Jenner shiti gjysmën e ‘mbretërisë’ së saj për 600 milionë dollarë appeared first on 98.5 FM.
[ad_2]