Beat FM Albania

Lady Gaga do ta quajë albumin e radhës Adele

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Ylli i muzikës ndërkombëtare, Lady Gaga i ka befasuar të gjithë ndjekësit e saj me deklaratën e fundit. 32-vjeçarja ka publikuar një status në rrjetin social të ‘Twitter’, i cili ka shkaktuar reagime të menjëhershme tek fansat.

“Albumin tim të radhës do ta quaj ‘Adele’”, ka shkruar artistja duke ngjallur një sërë dyshimesh. Të shumtë kanë qenë ata që kanë menduar se Gaga e ka bërë këtë deklaratë në mënyrë që të fitojë sa më shumë çmime, ndërsa të tjerë kanë aluduar rreth një bashkëpunimi midis dy artisteve.

Ndonëse ky lajm ka bërë xhiron e rrjetit, këngëtarja e njohur, Adele nuk ka reaguar ende rreth këtij statusi.

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

STAY CONNECTED

LAST PLAYED