[ad_1]
Lady Gaga është hapur para të gjithëve në lidhje me betejat e saj të shëndetit mendor dhe zbulon se ka vuajtur nga çrregullimi i stresit post traumatik (PTSD) pasi u dhunua në mënyrë të përsëritur.
Këngëtarja 33-vjeçare u shpreh para Oprah Winfrey në natën e parë të “Oprah Winfrey’s 2020 Vision: Your Life in Focus” dhe rrëfeu përvojën e saj të tmerrshme.
“Më përdhunuan në mënyrë të përsëritur kur isha 19 vjeç, dhe fillova të vuaj nga çrregullimet e stresit post traumatik”, shprehet Gaga.
Gaga tha se sulmet u kryen nga dikush që ajo e njihte që nga fëmijëria e saj. Duke shpjeguar pasojat, Gaga vazhdoi: Unë krejt papritmas u bëra e famshme dhe udhëtova nëpër botë duke shkuar nga një dhomë hoteli në një tjetër dhe nga një skenë në një tjetër. Përpiqesha që ndërkohë të mos e kujtoja më këtë gjë, por papritur fillova sërish të ndjeja atë dhimbje të jashtëzakonshme në trupin tim dhe ndihesha sikur po përdhunohesha” përfundon Lady Gaga e cila ka vuajtur shumë nga çrregullimet e stresit post traumatik.
[ad_2]