[ad_1]

Bota e futbollit pësoi sot një humbje të madhe. Bekim Bauta, ish-arbitri shqiptar i futbollit maqedonas dhe atij ndërkombëtar humbi betejën me sëmundjen e rëndë.
Lajmin e hidhur e dhanë anëtarët e familjes.
Sipas mediave vendase, Bekim Bauta nuk ia doli të kurohej plotësisht dhe ndërroi jetë në moshën 58-vjecare.
Bekim Bauta ishte prej vitesh arbitër i UEFA-s. Në rang ndërkombëtar, ai gjykoi në 13 sfida (eliminatore të Kupës UEFA, ndeshje kualifikuese të Kupës së Botës, Europian, etj).
Përveç kontributit në futboll, Bauta ushtroi dhe funksionin e anëtarit të Këshillit Komunal të Strugës.

[ad_2]

Leave a Reply