[ad_1]
Sony Pictures dhe Marvel do vazhdojnë bashkëpunimin e tyre.
Dy kompanitë e famshme kanë arritur në një marrëveshje për të prodhuar një film të tretë të Spider-Man me Tom Holland. Lajmi padyshim është shumë emocionues për fansat e Spider-Man.
Në gusht, Sony tha se ishte i zhgënjyer që nuk do punonte më me Disney për filmat e ardhshëm të Spider-Man, mes raportimeve se nuk po arrinin dot një marrëveshje mbi superheroin.
Por dy kompanitë arritën një marrëveshje më 26 shtator.
Presidenti i Marvel Studios Kevin Feige tha: “Jam i emocionuar që udhëtimi i Spider në MCU do të vazhdojë. Unë dhe stafi i Marvel Studios jemi shumë të lumtur që do vazhdojmë të punojmë me të.”
Feige luajti një rol të madh për prodhimin e dy filmave të fundit të Spider-Man.
Ai shtoi se: “Spider-Man është i vetmi hero me superfuqinë për të kapërcyer universet kinematografike, dhe ndërsa Sony zhvillon Spider, ju kurrë nuk mund ta dini se çfarë surprizash mund t’ju sjellë e ardhmja.”
Ndërsa Robert Laëson i Sony Pictures tha që se ishin të kënaqur që po ecnin përpara së bashku.
[ad_2]