Në rolin e Jack, në filmin “Titanic”, ai përfundoi i mbytur në mes të Atlantikut. Por më 30 dhjetor të vitit të kaluar, Leonardo Di Caprio u shndërrua në hero, duke shpëtuar një burrë që kishte rënë nga jahti i tij në ishujt St.Barts.
Di Caprio ishte me pushime me të dashurën 22-vjeçare Camila Morrone. Duke lundruar me varkë, bashkë me disa miq, ata dëgjuan një zë që vinte nga deti. Fatmirësisht ata vazhduan të lundronin drejt zërit duke e kërkuar për 11 orë dhe e shpëtuan personin pak para perëndimit ndërkohë që po afronte stuhia.
Personi i shpëtuar ishte një francez, 24 vjeç, i cili kishte rënë nga një anije turistike. Fatmirësisht ai mundi të mbijetonte falë këmbënguljes së yllit të kinematografisë.
The post Leonardo Di Caprio një hero i vërtetë, shpëton një person që po mbytej prej 11 orësh në ujë appeared first on 98.5 FM.