[ad_1]

Pak ditë pasi në media u publikuan disa fotografi të fotografit Aleksander De Basseville me Alesian me të cilën dikur bashkëjetonte me ish-Missin, Egla Harxhi, vjen konfirmimi i ndarjes.
Konfirmimin e ka dhënë në Instastory, vetë Egla e cila thotë se nuk ka të bëjë më me babanë e djalit të saj.
“S’kam më të bëj fare me Alen në asnjë formë. Tashmë jemi të ndarë, dhe jeta ime personale nuk është më publike. Pra e kam mbyllur me jetën publike, e po fokusohem kryesisht tek im bir, dhe te studio e arkitekturës me projekte në Shqipëri dhe jashtë saj”, shkroi Egla.
Aleksandri u fotografua nga paparaci i ‘Panorama plus’, pranë Alesias në një aktivitet të organizuar në Tiranë, vajzën me të cilën dikur ndanin lidhjen treshe dhe kishin idenë për të krijuar “Principatën e Libofshës”.
Pas lindjes së djalit të Eglës, Alesia u largua prej tyre dhe si shkak u përfol xhelozia.

[ad_2]

Leave a Reply