[ad_1]

Specialistët e sëmundjes infektive kanë paralajmëruar se COVID-19 mund të jetojë në këpucët tuaja deri në 5 ditë. Sidomos këpucët me të cilat keni qenë në zona të ngjeshura si supermarkete, aeroporte apo transport publik.

Këpucët janë një nga vendet kryesore ku shumohen bakteret, kërpudhat dhe viruset. Pjesa e poshtme e këpucëve janë bërë zakonisht nga materiale të qëndrueshme, sintetike si gomë, ose lëkurë të veshura me plastikë. Të gjitha këto mbajnë nivele të larta të baktereve.

Doktori i familjes San Diego, Georgine Nanos tha për Huffington Post Australia se mundësia më e madhe që këpucët të marrin COVID-19 është në zonat me popullsi të madhe si zyrat, qëndrat tregëtare, trena, autobuze dhe aeroporte.

Këshilltari shëndetësor i Misurit, Dr Mary E. Schmidt ka shprehur se koronavirusi mund të jetojë në sipërfaqe sintetike për 5 ditë ose më shumë.

Njerëzit të cilët nuk punojnë nga shtëpia dhe vazhdojnë të bëjnë udhëtime, si punëtorët e kujdesit shëndetësor dhe asistentët e dyqaneve, këshillohet të përdorin një palë këpucë për çdo herë që dalin jashtë shtëpisë.

[ad_2]

Leave a Reply