Beat FM Albania

Lirikat e Rumit rikthejnë në skenë Luiza Xhuvanin

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Aktorja e njohur Luiza Xhuvani do të rikthehet për publikun, së bashku me partnerin e saj të skenës, Ndriçim Xhepa, pas një shkëputjeje të gjatë nga projektet artistike.

Në fakt është aktori i ri, Kristian Koroveshi me “Mbrëmë i pëshpërita një ylli” që do të sjellë një mbrëmje të veçantë me Xhuvanin e Xhepën, të enjten në datën 7 nëntor 2019, në orën 19:00 tek “Qendra Kulturore në Katedralen Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”.

Publiku kryeqytetas do të shijojë interpretimin e dy mjeshtrave të skenës, Luiza Xhuvani e Ndriçim Xhepa dhe aktorit të ri më të mirë i vlerësuar me këtë çmim në Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit, Kristian Koroveshi. Lirika e dashurisë së Rumit, mishëron njeriun si qenie humane dhe si një vepër e natyrës, nën interpretimin e këtyre tre aktorëve të skenës, premton emocione të papërsëritshme.

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

STAY CONNECTED

LAST PLAYED