Beat FM Albania

Lirohet nga burgu aktorja e famshme

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Aktorja e njohur Felicity Huffman është liruar nga burgu pasi vuajti dënimin prej 11 ditësh për skandalin e pranimit të nxënësve në kolegj.

Huffman u la të lirë të premten nga një burg federal në Dublin të Kalifornisë.

Ylli i “Shtëpiakeve të Dëshpëruara”, ishte e para nga më shumë se 30 prindër të akuzuar që vuajti dënimin.

Ajo u deklarua fajtore për komplot pasi pagoi 15.000 dollarë që përgjigjet e provimit të vajzës së saj për pranimin në kolegj të korrigjoheshin fshehurazi në vitin 2017.

Huffman u la e lirë për shkak të një rregulli që lejon të burgosurit të dalin nga burgu në ditë jave nëse dita e lirimit të tyre i bie në fundjavë ose ditë feste.

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

STAY CONNECTED

LAST PLAYED