Jenifer Lopez nuk e ka lënë stërvitjen as për pushimet e Krishtlindjeve.
Diva 50-vjeçare e muzikës dhe kinemasë doli me streçe elastike për te palestra pranë banesës së saj, në Majemi, Florida, bashkë me të dashurin Aleks Rodrigues, 44 vjeç.
Dukej se JLo kishte kombinuar veshjen me makinën e saj sportive, Porsche, e cila kishte të njëjtën ngjyrë të kuqe të ndezur dhe duken të dyja për mrekulli.