Loredana ka qenë një nga artistet më të komentuara gjatë këtij viti, jo vetëm për shkak të ngjarjes së ndodhur në Zvicër e cila morri vëmendjen maksimale të mediave, por dhe për shkak të suksesit të korrur në Gjermani, ku u klasifikua si reperja më e pëlqyer.
Ndryshe nga çdo postim tjetër i saj në rrjetet sociale, ditën e sotme ajo ka zgjedhur të tregojë krah një videoje të publikuar se çfarë i është dashur të kalojë gjithë këto kohë.
“Kaq shumë gjëra kaluan gjatë këtij viti. Kam parë shumë të mira dhe shumë të këqija. Kam ndjerë shumë dashuri dhe shumë urrejtje. Kaq shumë zili dhe unë vazhdoj të qëndroj këtu dhe dua t’iu falënderoj ju për këtë. Nuk mund të flas shumë, por ju e shikoni gëzimin në fytyrën time. I urrej shkrimet emocionale, megjithatë ju betohem se ju dua. Faleminderit për çdo gjë”, ka shkruar Loredana krah videos më të fundit në ‘Instagram’, e cila ka pasur menjëherë reagime të ndryshme nga ndjekësit.
Ndryshe nga çdo herë tjetër, artistja ka zgjedhur jo vetëm të falenderojë fansat e saj, por dhe të kujtojë gjithçka që ka kaluar këtë vit në karrierë. Kujtojmë se vetëm disa ditë më parë ajo publikoi albumin e saj të parë, i cili deri më tani është pritur mjaft mirë nga ndjekësit e Loredanës.
View this post on InstagramA post shared by Loredana (@loredana) on Sep 20, 2019 at 10:41am PDT