Loredana Zefi, mbrëmë pas mesnatës ka publikuar një projekt të ri muzikor.
Ajo këtë herë ka bashkuar forcat me reperin nga Gjermania, Capital Bra, projekti i të cilëve mban titullin “Nicht verdient”.
Kënga vjen e kompletuar edhe nga ana vizuale, ndërsa biondja ka arritur të marrë vëmendje edhe kësaj radhe me stilin e saj të veçantë.
Kënga ka qenë një sukses i jashtëzakonshëm, pasi pa kaluar as 24 orë nga publikimi, ka kaluar 1,5 milion kilikime.
Ky është projekti i dytë i artistes nga Ferizaj i realizuar në këtë kohë karantine, pas atij që e solli me Zunën “Du Bist Mein”.