[ad_1]

Ylli i muzikës pop Madona, është hedhur në gjyq nga fansat për shkak të vonesave të shumta dhe të shpeshta në koncertet e saj. Aktualisht turi i saj ‘Madame X‘, zakonisht nis me dy orë vonesë. Por vonesa e Madonës në koncertet e saj nuk është një risi. Këngëtarja ka pasur gjithnjë vesin për të lënë publikun në pritje të gjatë.

Disa vite më parë ajo u prit me fishkëllima nga publiku pasi koncerti nisi 60 minuta më vonë se orari i caktuar dhe Madona përfundoi duke ofenduar turmën e njerëzve duke iu thënë të mbyllnin gojën. Në një rast ajo u vonua tre orë dhe më pas ishte justifikuar me faktin se ishin fansat që vinin shumë më herët.

Kjo sjellje bëri që një fans me emrin Nejt Holander të kërkonte rimbursimin e biletës, por kur iu mohua, ai vendosi të ndërmarrë hapa ligjorë së bashku me një grup personash të tjerë.

The post Madona, në gjyq për vonesat në koncerte appeared first on 98.5 FM.

[ad_2]

Leave a Reply