[ad_1]

Dy raste të reja të Koronavirusit prekin futbollin italian. Pas disa lojtarëve të Juventus, Sampdorias dhe Veronas, tani ekipi i Milan-it ka bërë me dije se Drejtori Teknik, Paolo Maldni dhe djali i tij kanë rezultuar pozitivë në testin e bërë. Legjenda e kuqezinjëve dhe i biri, Danile Maldini, siç bëhet me dije nga klubi, janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Deklarata për mediat e Milan tregon se ka qenë Paolo Maldini, i cili ka pasur kontakt me një person që rezultoi i infektuar nga Covid-19 dhe pasi ju shfaqën disa simptoma ditën e djeshme ju nënshtrua testit. Të njejtën gjë bëri dhe Daniele dhe përgjigjet e sotme ishin pozitive. Prej dy javësh familja Maldini është në karantinë dhe në gjendje të mirë, pa shqetësimë dhe do vazhdojën të qëndrojnë nën kujdesin e mjekëve, deri në shërimin e tyre.

[ad_2]

Leave a Reply