[ad_1]
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, deklaroi se lehtësimi i masave prej situatës së emergjencës së koronavirusit do të bëhet në mënyrë graduale, duke bërë me dije se në vend janë më shumë se 100 vatra aktive.
Në një komunikim të sotëm publik ajo deklaroi se paketa e masave të lehtësimit parashikon hapje të kujdesshme graduale, duke marrë një minimum dy javor nga njëra fazë e planit tek tjetri, ku do të vlerësohet nëse do të ketë rënie apo shtim infektimesh, shtrimesh dhe trajtimesh intensive në spital.
“Fillimisht do të rihapen aktivitetet me më shumë efekt në ekonomi dhe me më pak efekt përhapje infektimi, hapje që do të shoqërohen me protokoll, risk i mesëm, risk i ulët, risk i lartë, sipas nivelit të riskut. Do të ketë kufizime të funksionimit normal, minimumi dy muaj që nga momenti i hapjes. Lehtësimi gradual i masave do të përfshijë disa faza, protokolle për individët, institucionet dhe bizneset. Bizneset duhet të marrin masa higjieno sanitare, dezinfektim, masa distancimi dhe të garantojnë kushtet e punës. Çdo biznes duhet të marrë vërtetimin përkatës në eAlbania të cilin duhet ta afishojë në vendin e punës. Bizneset që nuk do i zbatojnë këto rregulla do të sanksionohen”, u shpreh Manastirliu.
Ministrja tha se për bizneset ku rreziku është i madh do të vendosen mjekë apo infermierë të cilët po trajnohen, ndaj tha se normaliteti i ri do të kërkojë arsye thelbësore lëvizje, distancimi prej 2 metrash, distancim nga të moshuarit për të cilët shtoi se do të vijojnë kufizimet dhe izolimi.
“Nga java e ardhshme do rrisim nga 90 minuta në 2 orë e 30 minuta kohën për individët që duan të dalin për pazar”, tha ajo.
Por sipas Manastirliut, plani parashikon edhe rikthimin e masave shtrënguese dhe vlerësimi do të bëhet çdo dy javë mbi bazën e ecurisë.
Ajo tha se në fillim të muajit maj mund të lejohet lëvizja më e gjatë e makinave brenda qyteteve, por edhe e individëve
[ad_2]