[ad_1]

Mbreti Charles nderon me çmimin e rëndësishëm vajzat e grupit “Blackpink”



Në Buckingham Palace, Mbreti Charles III nderoi  grupin K-Pop Blackpink” me urdhrin e nderit të perandorisë Britanike, MBE,  në prani të Presidentit të Koresë së Jugut Yoon Suk Yeol gjatë vizitës së tij zyrtare shtetërore në Mbretërinë e Bashkuar.

Jennie, Jisoo, Lisa dhe Rose patën nderin të takonin Mbretin Charles, i cili i dha çmimin. Anëtarët e grupit morën çmimet e tyre të nderit “MBE” për punën e tyre në rritjen e ndërgjegjësimit rreth ndryshimeve klimatike  në  Samitin e COP26 në Glasgow në 2021.

“Blackpink” bëri histori në korrik, duke u bërë grupi i parë K-Pop që kryeson një festival të madh muzikor në Mbretërinë e Bashkuar dhe doli në skenë në festivalin veror të “BST Hyde Park” në zemër të Londrës përpara një publiku prej 65,000 personash.

Që nga debutimi i tyre në 2016, “Blackpink” është bërë një nga grupet më të suksesshme të vajzave në botë, duke thyer rekorde të tilla si artistet më të shikuara  në YouTube.

K-pop group Blackpink given honourary MBEs by King Charles | UK News | Sky  News

King Charles Shouts Out BLACKPINK at Palace Banquet of South Korea Visit







[ad_2]

Leave a Reply