Beat FM Albania

Mc Kresha zbulon të dashurën gjatë festimeve të ditëlindjes

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Reperi i njohur, Mc Kresha, së fundmi ka festuar ditëlindjen e tij të 35-të. Ai ka marrë urime të shumta nga miq dhe kolegë, disa nga të cilat i ka ndarë dhe me ndjekësit e tij në rrjete sociale.
Mesa duket Kresha ka vendosur ta kalojë ditëlindjen larg syve të medias dhe në privatësi, por një video që po qarkullon tregon reperin duke drekuar në shoqërinë e një femre, fytyra e së cilës nuk është bërë publike. Është përfolur shpesh se Mc Kresha është prej kohësh në një lidhje, por ai ka zgjedhur gjithmonë të tregohet sa më i rezervuar. Megjithatë, kjo video vërteton se reperi shoqërohet me një vajzë, por akoma mbetet mister raporti mes tyre.



iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

STAY CONNECTED

LAST PLAYED