[ad_1]
E gjithë familja mbretërore duket se është e prekur nga problemet e Meghan Markle dhe Princit Harry, por mbretëresha Elizabeth është shumë e zhgënjyer nga veprimet e tyre. Sipas reporterit Richard Palmer të “Daily Express” kjo ka ardhur për shkak të dokumentarit të fundit në të cilin Harry dhe Meghan tregonin për presionin e jetës mbretërore dhe sulmet mediatike. Sipas disa burimeve të familjes mbretërore thuhet se askush nuk po i mbështet veprimet e Meghan dhe Harry dhe se edhe William e Charles janë distancuar shumë prej të dyve. Në dokumentarin e publikuar para pak ditësh Meghan tha se askush nuk e ka pyetur si ndihet pas lindjes dhe se për të nuk ka qenë aspak e lehtë jeta si pjesë e familjes mbretërore. Gjithashtu princi Harry ka treguar se nuk i vjen fare mirë për sulmet që partnerja e tij ka marrë nga mediat, ndaj ai ka vendosur që disa prej tyre t’i hedh në gjyq.
[ad_2]