[ad_1]
Mbrëmjen e kaluar, Elvana Gjata performoi në natën e parë të festivalit të ‘RTSH-së’ me këngën ‘Me tana’, e cila u kthye në një hit që prej publikimit të saj. Pas emocioneve dhe duartrokitjeve të shumta të publikut në sallë, menaxheri i artistes prej shumë vitesh, Andy Gram ka vendosur t’i dedikojë Elvanës disa fjalë të pashprehura më parë.
“Jam nisur disa herë të shkruaj, por kam menduar të pres një moment tjetër, por në fakt mendoj që nuk ka një moment specifik që unë duhet të pres, ndaj dua t’i them dy fjalë, jam krenar për ty Elvana Gjata. Këtë nuk e them thjesht për performancën tënde mbrëmë në ‘Fest58’, por jam krenar për atë që ti je sot, për ambicien tënde, për forcën tënde, për faktin që nuk u dorëzove kurrë, nuk lodhesh kurrë, nuk kënaqesh kurrë, për faktin që nuk fole kurrë thjesht për të folur. Jam krenar për lotët e tua, edhe të miat ndonjëherë, kur publiku nuk pranonte të ikje nga skenat e festivaleve duke ulëritur ‘Edhe një, edhe një’. Jam krenar që ja ke dale të bësh dy hapa para, për çdo hap që na ke çuar pas. Jam krenar për faktin që edhe kur bashkë me mua ke lexuar ‘lajme’ portalesh, komente nga profile fallco, pa foto, pa asnjë ndjekës, të krijuar enkas për të hedhur helm e baltë mbi ty, pa baza, pa fakte, pa asgjë të vërtetë, gjithmonë thua më vjen keq për ata që kanë kaq shumë dëshpërim dhe urejtje brenda vetes. Kam pothuajse dy dekada me muzikën shqiptare, që prej kohës kur me @ermalmamaqiofficial, ‘The Dreams’ bëja këngën ‘Nuk dua ta di’ apo kur në ‘Fest40’ kam dërguar këngën ‘Ekzistoj’ nga Julka, e cila nuk u fut as në finale, por ndërkohë ishte kënga hit në të gjithë Shqipërinë. Detaj i vogël, thjeshtë për të rifreskuar pak memorien time personale dhe tonën kolektive. Kam qenë në gjithë këto vite pranë shumë artistëve, më ka lidhur puna, më ka lidhur shoqëria, kam përjetuat shumë momente lumturie, suksesi apo vëhtirësi që ata kanë kaluar. E kam parë këtë treg muzikor të sotëm, ku akoma nuk ekzistonte. Kam parë ‘lojëra’, kam parë hile, kam parë presione, kam parë dashuri, urrejtje, strategji, ego. Në fakt nuk di çfarë më ka mbetur pa e parë e në një bisedë me miq po mendoja mbase një ditë do të më duhet të shkruaj një libër. Kam parë kaq shumë, e të gjitha këto kanë qenë në ndryshim nga viti në vit, por vetëm diçka nuk ka ndryshuar kurrë e këtë dua t’ia them çdo artisti të vjetër, të ri apo që do të marrë rrugën e muzikës në të ardhmen. Kur publiku e do këngën, askush nuk mund ta ndalë. Atë që të ka falur zoti, askush nuk mund të ta marrë, nuk ka ekuacion tjetër”, ka shkruar Andi në postimin e tij të fundit në rrjetet sociale, bashkangjitur titujve të gazetave të cilat shkruanin për performancën e Elvanës mbrëmjen e kaluar në natën e parë të festivalit.
Ndjekësit e tij e kanë mbështetur duke lënë një sërë komentesh, shumica prej të cilave komplimentonin edhe këngën e Elvana Gjatës.
[ad_2]