[ad_1]
Jahti luksoz i këngëtarit Marc Anthony, është përfshirë nga flakët. Ato zgjatën për rreth 2 orë derisa zjarrfikëset arritën ta fikin plotësisht. Flaka nisi nga kuverta për t’u shpërndarë më pas në të gjithë jahtin e ankoruar në Miami. Këngëtari nuk ndodhej brenda tij, por 7 punonjës të ekuipazhit të cilët po e bënin gati për nisje janë evakuuar ndërkohë që ende nuk raportohet për të lënduar. Jahti i ish-bashkëshortit të JLo kushtonte 7 milionë dollarë dhe nga pamjet që janë xhiruar nga kalimtarët duket se ai është djegur plotësisht.
The post Merr flakë jahti luksoz i Marc Anthony appeared first on 98.5 FM.
[ad_2]