Beat FM Albania

Michelle Obama tregon arsyen pse nuk i ndjek vajzat e saj në Instagram

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Michelle Obama ndjek vetëm 10 persona në Instagram dhe në këtë listë nuk bëjnë pjesë as vajzat e saj Malia, 21 vjeç dhe Sasha 18 vjeç.

Ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në një intervistë për “Oprah’s 2020 Vision Tour Visionaries” tha se, megjithëse vajzat e saj studiojnë dhe jetojnë larg saj, ajo nuk preferon që t’i ndjekë në rrjete sociale.

Sipas Obamës, aryeja pse nuk i ndjek është sepse nuk dëshiron që ato të kufizohen në postime vetëm sepse ajo ose babai i tyre (Barack Obama) i shohin.

“Ajo që unë ju kam thënë dhe vazhdoj t’ju them vajzave të mia, është të mësojnë të ecin vetë. Ato nuk mund ta përcaktojnë veten duke parë njëra-tjetrën, ose duke më parë mua ose babain. Ato duan të marrin kohë për të njohur veten e tyre”, tha ajo.

The post Michelle Obama tregon arsyen pse nuk i ndjek vajzat e saj në Instagram appeared first on 98.5 FM.

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

STAY CONNECTED

LAST PLAYED