[ad_1]
Pas 10 vitesh romancë dhe 8 muaj të martuar, çifti shumë i njohur i showbiz-it, Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth i dhanë fund marrëdhënies së tyre. Pas një periudhe të gjatë diskutimi, tashmë divorci është finalizuar dhe nga data 22 shkurt ata do të jenë zyrtarisht beqarë.
“TMZ”, raporton se të dy kanë rënë dakord me marrëveshjen që paraqiti Liam dhe çdo gjë ka marrë fund. Qentë e tyre do i mbajë Miley, pasi Liam mendon se ajo është më e kujdesshme. Ndërkaq, Miley po shijon romancën e re në krahët e 22-vjeçarit Cody Simpson, ndërsa Liam ka nisur lidhjen me modelen Gabriella Brooks.
The post Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth janë zyrtarisht të divorcuar appeared first on 98.5 FM.
[ad_2]