Beat FM Albania

Miley Cyrus shpjegon ‘live’ se pse i ishte dashur të lidhej edhe me femra deri tani…

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Miley Cyrus mund të ketë shuar kureshtjen e të gjithë atyre që kërkojnë të dinë se si është ‘gatuar’ një nga personat publikë më të diskutuar për biseksualitetin e saj. Këngëtarja u shfaq në një live në Instagram ditën e dielë ku u shpjegoi 100 milionë fansave të saj se gjithmonë kishte menduar që duhet të ishte ‘gay’ pasi në mendjen e saj ishte e ngulitur idea se të gjithë meshkujt ishin të këqinj dhe djallëzorë.

Por për fat të mirë, i dashuri i saj i ri 22 vjeçar Cody Simpson, ia kishte dalë t’ia ndryshonte këtë koncept të gabuar. ‘Nuk keni pse të jeni patjetër gay. Ka edhe meshkuj të mirë aty jashtë vajza, ndaj mos u dorëzoni. Thjehst duhet t’i gjeni ata’ përfundoi live-n e saj këngëtarja. E pyetur se pse po përjetonte një romancë pikërisht tani me Cody Simpson të cilin ajo e kishte njohur që kur, këngëtarja u përgjigj ‘Unë po ia bëja pak të vështirë atij duke mos e pranuar energjinë e tij, pasi nuk isha gati të lejoja dikë pranë, por tani jam’.

The post Miley Cyrus shpjegon ‘live’ se pse i ishte dashur të lidhej edhe me femra deri tani… appeared first on 98.5 FM.

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

STAY CONNECTED

LAST PLAYED