Beat FM Albania

Miley Cyrus thumbon dy ish-ët Liam dhe Kaitlynn pas ndarjes!

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Në më pak se dy muaj këngëtarja Miley Cyrus ka dalë nga dy lidhje. Ajo u divorcua nga bashkëshorti i saj pas vetëm pak muajsh martese Liam Hemsworth dhe më pas u lidh me mikeshën e saj Kaitlynn Carter.

Por edhe lidhja me Carter nuk zgjati më shumë se një muaj, pasi Miley u shpreh se dëshironte të fokusohej më shumë tek karriera, duke mbetur mikesha.

Gjatë së ditës së dielë ajo ka publikuar një foto në rrjete sociale në të cilën shfaqet me 2 qentë e saj dhe krahas fotos duket se ka patur edhe një mesazh jo të drejtpërdrejtë për ish-partnerët e saj.

“Të dielë të gëzuar nga unë dhe dy qentë e mi. Të zgjohem e rrethuar nga kafshët është mënyra ime e preferuar për të nisur mëngjesin. Më kujtoi menjëherë çdo të thotë të DASHUROSH pa kushte…pjesa më e mirë tek kafshët është se ata nuk duan t’ia dinë për detaje. Ata jetojnë me rregullin e artë dashuro dhe lëri të të dashurojnë. Asgjë më shumë. Asnjë pyetje rreth pasurisë, karrierës, talentit, racës, moshës apo gjinisë. Ata të duan 100 fish më shumë…e vetmja gjë që kërkojnë është kujdesi për ta në këmbim të besnikërisë dhe besueshëmëisë (më kujton dikë),”-ka përfunduar Miley në rrjete sociale.

Pak ditë më parë fansat e saj kanë vënë në dukje se këngëtarja ka humbur shumë peshë gjatë kësaj kohe ku kanë ndodhur shumë situata në jetën e saj.

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

STAY CONNECTED

LAST PLAYED