Miley Cyrus vendosi të surprizonte fansat me një video përmbledhëse të ngjarjeve më të rëndësishme të dekadës së fundit në jetën e saj. “Video e dekadës”, ishte shkrimi nën video. “10 vite në 10 minuta, Viti i Ri fillon tani”, vazhdon Miley. Teksa kishte shumë momente të paharrueshme të performancave të saj, fansave nuk mund t’ju shpëtonte ‘prania’ e Liam në video. Në fillim është momenti nga filmi “Last Song”, ku ata u njohën dhe u dashuruan. Më pas është pjesa kur një reportet njofton se Liam i kishte propozuar Miley-t. Ata nuk u martuan deri në 2018, në një ceremoni surprizë në Nashville, e cila ishte gjithashtu e përfshirë në video. Miley është treguar gjithmonë mjaft e sinqertë me fansat dhe sigurisht nuk mund të mungonte pjesa e divorcit me Liam. Kjo video të rikujton edhe një herë marrëdhënien plot ulje e ngritje të çiftit, megjithatë Liam është një pjesë mjaft e rëndësishme e jetës së këngëtares.